Eksperimentet për orar më të shkurtër të punës në Islandë janë vlerësuar si “sukses i jashtëzakonshëm” nga studiuesit.
Punëtorët e sektorit publik që kanë marrë pjesë në prova në dy faza mes viteve 2015-2019, kanë punuar nga 35-36 orë në javë pa ndonjë reduktim në pagë. Shumë prej tyre më parë kishin punuar 40 orë në javë.
Provat e drejtuara nga Këshilli i Rejkjavikut dhe qeveria kanë treguar që mirëqenia e punëtorëve është rritur “drastikisht” prej disa faktorëve, nga stresi dhe stresi nervor deri te shëndeti dhe balanca jetë-punë, shkruan CNN.
Në prova morën pjesë 2500 njerëz dhe ata kishin synim të rrisnin produktivitetin derisa përmirësonin balancin punë-jetë. Studiuesit gjetën se produktiviteti dhe shërbimet qëndruan njëjtë ose u përmirësuan në shumicën e vendeve të punës.
Pas provave, Islanda ka arritur në negociata për reduktim të orareve të punës me dhjetëra-mijëra anëtarë të sindikatave në të gjithë vendin.
Rreth 86 për qind e të gjithë popullatës punëtore të Islandës tash po punon me orar më të shkurtër.
-
Katër ditë punë në javë japin rezultate pozitive gjatë testimit në Islandë
-
Në këtë shtet do të punohet veç katër ditë në javë
-
Dhjetëra kompani në Britani vendosin të punojnë katër ditë në javë
-
Studimi, të punosh katër ditë në javë “ul stresin dhe sëmundjet pa ndikuar në produktivitet”
-
Zelanda e Re miraton 4 ditë punë në javë