Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Profesor Ibrahimi zbulon një insekt të ri në Maqedoni

Këto ditë është publikuar punimi për zbulimin e një lloji të ri insekti nga Maqedonia. Është fjala për llojin Agaphylax balcanicus, të zbuluar nga profesori i Universitetit të Prishtinës, Halil Ibrahimi në bashkëpunim me dy entomologë të tjerë nga Hungaria.

Ky lloj është gjetur në Parkun Kombëtar ‘Pelister’, në Maqedoni, i takon grupit të insekteve të ujërave dhe shërben edhe si tregues i kualitetit të mirë të ujërave rrjedhëse.

E veçanta e këtij lloji, përveç se është i rrallë dhe momentalisht i njohur vetëm nga disa lokalitete të izoluara nga Pelisteri, është edhe se është vërtetuar se i takon një gjinie të re taksonomike e përshkruar në të njëjtin punim, transmeton ksp.

Përderisa viteve të fundit janë zbuluar disa lloje të reja të insekteve ujore nga Kosova, Shqipëria e Maqedonia, ky është një rast i rrallë nga Evropa ku përshkruhet edhe një gjini e re taksonomike.

Lloji është emërtuar në bazë të rajonit ku është gjetur, Gadishullit Ballkanik.

Edhe Biologu kosovar zbulon edhe një insekt në Sharr SOT Biologu kosovar zbulon edhe një insekt në Sharr

Punimi është publikuar në revistën Opuscula Zoologica e cila merret me hulumtime nga fusha e zoologjisë.

Llojet e tilla të rralla të insekteve të lumenjëve viteve të fundit janë nën kërcënim të vazhdueshëm në Ballkan nga ndërtimi i hidrocentraleve dhe degradimi i mjedisit.