Prezantuesi turk Ersel Hoshkara po raportonte drejtpërdrejt në televizion kur perëndimi i vendit u godit nga një tërmet dhe reagimi i tij u inçizua teksa gjithçka rreth tij dridhej.
Një tërmet me magnitudë 5.9 të shkallës Rihter goditi zonën e Turqisë perëndimore pranë qytetit të Duzcas dhe mediat lokale raportuan se është ndjerë në një zonë të gjerë, përfshirë edhe Stambollin.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoËshtë regjistruar në kamera eksperienca e prezantuesit të televizionit TGRT, Ersel Hoshkara, i cili ishte duke raportuar drejtpërdrejt gjatë tërmetit në ato momente.
Ndërsa toka u drodh dhe gjërat filluan të dridheshin në studio, Hosshkara ruajti qetësinë dhe vazhdoi të raportonte pa u shpërqendruar.
Sipas informacioneve nga Turqia, nuk ka pasur viktima, ndërsa agjencia e fatkeqësive atje ka njoftuar se janë lënduar mbi 30 persona.