Policia në Brazil ka asistuar një fermer që kishte parë një gjarpër të madh teksa ishte futur brenda veturës së tij.
Sipas një videoje të publikuar online, Policia shihet teksa e nxjerr gjarprin e madh nga hapësira e rezervuarit.
Policia është dashur të heqë ulësen e pasme të veturës që të hapë kabinën për ta tërhequr boan nga vendi ku ishte fshehur.
Sipas zyrtarëve, gjarpri ishte liruar në një mal.