Policia e Manchesterit e arrestoi një grua 93-vjeçare, e cila nuk kishte kryer asnjë krim për t’ia plotësuar dëshirën e fundit.
Në një tweet i cili u bë viral, Pam Smith e falënderoi policinë e Manchesterit për gjestin e tyre ndaj gjyshes së saj Josie Birds, transmeton Koha Ditore.
"E falënderoj shumë policinë e Manchesterit, e cila sot e ka arrestuar gjyshen time Josie. Ajo i ka 93 vjet dhe shëndeti po e braktis, por ajo donte të arrestohej për diçka para se të jetë tepër vonë. Ajo e ka një zemër të artë dhe sot është kënaqur. Ju faleminderit që ia plotësuat dëshirën", shkroi Pam Smith.
Përfaqësuesi i policisë së Manchesterit tha se ishte i kënaqur që policët mundën të ndihmojnë në këtë kërkesë dhe një grua të moshuar e cila tërë jetën ka kaluar me dëshirën që ta përjetojë ndjenjën e cila është e rezervuar vetëm për ata që e shkelin ligjin.
Megjithatë, kjo nuk është kërkesa e parë e këtij lloji. Në muajin mars, 104-vjeçarja Anne Brokenbrow gjithashtu e kishte dëshirën që të arrestohej, dhe ajo edhe iu plotësua.