Policia në qytetin Thornton në SHBA ka zbuluar hajdutin që po futej brenda veturave. Videot kanë ndihmuar Policinë të zbulojë hajdutin, ishte një ari i zi, që po hapte dyert e veturave e po futej brenda, raporton agjencia AP.
Policia beson se ariu po kërkonte ushqime dhe se është përgjegjës për dëmtimin e disa veturave. Autoritetet kanë paralajmëruar qytetarët që të largojnë ushqimin nga veturat për të evituar hyrjen e policëve.
Autoritetet thonë se ariu nuk është aq i rrezikshëm, pasi vetëm të bësh zhurmë mjafton që ariu i zi të ikë.
Artikuj të ngjashëm