Një burrë nga Polonia ka arritur të kalojë testin teorik për patentë shoferi pas plot 139 përpjekjesh, të realizuara gjatë nëntë vjetëve dhe me kosto prej qindra eurosh.
Kandidati e kaloi testin javën e kaluar në Qendrën e Trafikut Rrugor në rajonin Malopolska, në qytetin Tarnow, sipas mediave lokale.
Në Poloni, kandidatët duhet fillimisht të kalojnë testin teorik online përpara se të hyjnë në provimin praktik të vozitjes. Testi teorik kushton afërsisht 13 euro, ndërsa ai praktik rreth rreth 53 euro.
Burri kishte nisur përpjekjet që nga viti 2017 dhe kishte shpenzuar rreth 1,800 euro vetëm për pjesën teorike të provimit.
“Ky person nuk u dorëzua kurrë. Kjo tregon se marrja e patentës është shumë e rëndësishme për të”, ka thënë drejtori i qendrës së testimit, Pawel Gurgul.
Ai shtoi se kandidati tani po pret të hyjë në provimin praktik.
Edhe
Pajisja me patentë shofer, pritje deri në tre muaj për testim në vozitje
Sipas Gurgul, në fillim burri kishte përdorur vetëm versione demo të testeve përgatitore, por pasi kaloi në versionin e plotë me të gjitha pyetjet, rezultatet e tij filluan të përmirësoheshin gradualisht derisa arriti ta kalojë provimin.
Rasti në Tarnow është i pazakontë, por jo rekord kombëtar. Mediat polake raportojnë se një person nga qyteti Piotrkow Trybunalski e ka kaluar testin teorik vetëm pas 163 përpjekjesh gjatë 17 vjetëve.
Sipas ligjit në Poloni, nuk ka kufizim për numrin e përpjekjeve si për testin teorik, ashtu edhe për atë praktik.
-
Me patentë-shofer serb të falsifikuar tentoi ta konvertonte në dokument RKS, Policia nis hetimet
-
Deri në 4 muaj pritje për t’iu nënshtruar testit praktik për patentë shofer të kategorisë C
-
Testimet për patentë shoferë: Pajisje nën xhaketë, dështon sistemi i kontrollit
-
Dyshime për keqpërdorim në testin për patentë shofer, sekuestrohen pajisje komunikuese