Një vajzë e re ruse ka vdekur pasi e ka zënë rryma duke përdorur celularin në dush. Trupi i 20-vjeçares me emrin Anastasia është gjetur nga nëna e saj.
48-vjeçarja Oksana u kthye nga puna dhe e gjeti vajzën e saj të shtrirë në dush, me celularin në dorë, i cili ishte duke u karikuar, transmeton tch.
Një tragjedi e tillë ndodh për të pestën herë brenda vitit në Rusi. Një javë më parë, një 14-vjeçare ndërroi jetë kur celulari i rrëshqiti nga duart kur ishte në dush.
Autoritetet ruse kanë bërë thirrje që njerëzit të bëjnë kujdes kur përdorin celularin në dush, gjatë kohës që ai është në karikim: “Uji është një përçues i mirë. Nëse celulari bie në tokë, krijohet një qark i shkurtër. Nëse celulari nuk do të ishte në karikim 220 volt, tragjedia nuk do të kishte ndodhur”.
{gallery}
-
14 vjeçarja vdes pasi i bie telefoni në vaskë
-
Ekspertët tregojnë arsyen shqetësuese pse kurrë s’duhet ta përdorni telefonin gjatë dushit
-
Sulme masive ruse godasin Ukrainën ditën e dytë rresht, katër të vdekur
-
Tragjedi në një shkollë ruse: 14-vjeçarja vret një nxënës, plagosë pesë të tjerë dhe në fund vetëvritet
-
35-vjeçarja amerikane vdiq nga konsumimi i tepërt i ujit