Një burrë nga Teksasi deklaroi se një pikturë që e bleu për 125 dollarë në një dyqan të vogël, po i dhurohet një muzeu, pasi u zbulua se është vepër e artistit të famshëm nga Gjeorgjia, Keith Bankston, njoftoi “Upi” të dielën.
William Pugh, profesor në Universitetin e Teksasit, në Departamentin e Sistemeve të Informacionit, deklaroi se piktura që përshkruan gruan e parë, Evën dhe gjarprin në Kopshtin e Edenit, i ra në sy rastësisht në një dyqan ushqimesh.
Vepra, siç u kuptua më vonë, ishte punuar nga Bankston në vitin 1982. Autori, i njohur ndërkombëtarisht, vdiq në moshën 34-vjeçare, e disa nga veprat e tij mbetën në hije.
Profesori vendosi t’ia dhurojë pikturën muzeut, derisa çmimi i pikturës ende nuk është caktuar.
-
Piktura e rrallë e Gustav Klimtit shitet për 236.4 milionë dollarë
-
Kryevepra e mjeshtrit Delacroix e rizbuluar pas një shekulli
-
Piktura 15 milionë dollarëshe e Van Goghut, ishte blerë për 50 dollarë nga një koleksionist antikitetesh
-
Amerikani e bleu skulpturën për 39 dollarë, tash po e shet për 2000
-
Vizatimi i shitur për 30 dollarë del të jetë vepër e rrallë, i rritet vlera