Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Peshkatari i zhdukur shpëton duke qëndruar për dy ditë mbi një sinjalizues në oqean

Një peshkatar i zhdukur, i cili kishte rënë nga anija e tij në brigjet e Brazilit, u gjet i kapur pas një sinjalizuesi të vendosur në ujë.

David Soares, 43 vjeç, u shpëtua nga një peshkatar tjetër vendas dy ditë pasi varka e tij ishte gjetur në Oqeanin Atlantik.

Ai tha për mediat lokale se kishte rënë nga anija e tij e peshkimit dhe kishte notuar për katër orë para se të arrinte sinjalizuesin, në të cilin arriti të ngjitej.

Soares ishte nisur vetë nga plazhi Atafona në veri të shtetit të Rio de Janeiro më 25 dhjetor për të peshkuar kur rrëshqiti nga varka.

Ai i tha faqes së lajmeve të Brazilit “G1” se "për mua 10 minutat e para ishin më të vështirat sepse doja të kthehesha në barkë me çdo kusht", por se rryma ishte shumë e fortë dhe ai nuk mund ta arrinte atë.

Sapo e kuptoi se nuk do të mund të kthehej në varkën e tij, hoqi këmishën dhe pantallonat pasi ato po e rëndonin dhe e la veten të rrëshqiste.

"Uji ishte i rrëmbyeshëm dhe frynte erë, kështu që vendosa ta lija veten të më merrte rryma në mënyrë që të përdor më pak energji”, ka shpjeguar ai.

Edhe Peshkatari peruan shpëtohet pasi kishte mbetur i bllokuar në det për tre muaj Kuriozitet Peshkatari peruan shpëtohet pasi kishte mbetur i bllokuar në det për tre muaj

Pas katër orësh, ai arriti në sinjalizuesin pranë portit të Açu, ku u ngjit.

“Mendova se do të vdisja nga i ftohti para se të vinte ndonjë ndihmë”, kujton ai.

U deshën dy ditë që ai të dallohej nga një nga kolegët e tij peshkatarë, i cili ishte nisur për ta kërkuar pasi familja e tij kishte dhënë alarmin.