Një peshkaqen i bardh i madh ka sulmuar katër zhytës në një kafaz, por i ngec koka në hekura dhe nga gjakosja ka ngordhur.
Ky incident ka ndodhur në ishullin Guadalupe në shtetin meksikan Baja California ndërsa u shpërnda nga aktivisti meksikan, Arturo Islas Allende, transmeton Koha.net.
{gallery}
Në këtë video, peshkaqeni i madh, i cili është i listuar si ‘i prekshëm’ në Listën e Kuqe të IUCN-së, shihet duket iu afruar kafazit, në të cilin gjendeshin katër zhytës brenda.
Pastaj peshkaqeni i bardh mundohet të fut kokën për të kapur ndonjërën nga zhytësit, por ngec në hekura, ku lëndohet e pastaj edhe ngordh nga gjakosja.
Allende thotë se kjo zonë konsiderohet si “streha më e rëndësishme e peshkaqenëve të bardh në planet”.
Peshkaqenit i ngec koka në hekurat e kafazit, ku lëndohet e gjakoset deri në ngordhjen e tij.