Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Peshkaqeni me thikë të ngulur në kokë ‘kërkon ndihmë nga zhytësit’

Një peshkaqen me një thikë 12-ich të ngulur në kokë ‘i kërkon ndihmë instruktorëve të zhytjes’ për ta hequr atë, transmeton koha.net.

Ben Johnson ishte zhytur me një grup të turistëve në ujërat e Cayman Brace në ishullin Cayman, kur e ka vërejtur peshkaqenin me thikë në kokë.

Peshkaqeni mbi një metër i gjatë, ishte duke notuar përreth tyre në detin Caribbean.

“E vërejta që diçka nuk shkonte mirë me të, dhe u afrova për të shikuar më mirë”, ka thënë ai për një gazetë lokale, transmeton metro.

“Atëherë, peshkaqeni u kthye nga unë dhe u ndal nën mua, sikur po kërkonte ndihmë”, ka shtuar ai.

Edhe Tmerrohen turistët në SHBA, panë peshkaqenin masiv teksa ngjitej në anije Kuriozitet Tmerrohen turistët në SHBA, panë peshkaqenin masiv teksa ngjitej në anije

Kështu Ben i ka hequr thikën nga koka e peshkaqenit, të cilit siç shihet në video, fillon ti dal gjak.

Peshkimi i peshkaqenëve është i ndaluar në ishullin e Cayman që nga viti 2015, ndërsa ata që zihen duke peshkuar mund të dënohen me 500 mijë dollarë gjobë dhe katër vite burgim.