Hulumtimet kanë treguar se kryeqyteti i Hungarisë, Budapesti, është një nga më të njohurit në rrjetet sociale gjatë Krishtlindjeve, shkruan Mirror.
Budapesti ka tregje krishtlindjesh, të cilat vizitorët i pëlqejnë më shumë. Përveç kësaj, qyteti u votua si destinacioni më i mirë i Krishtlindjeve në një sondazh të fundit të kryer nga një kompani franceze.
Kompania franceze, “Photobook”, analizoi numrin e fotove dhe “hashtags” të tregjeve të Krishtlindjeve në çdo qytet në Instagram. Nisur nga kjo, mund të thuhet se kryeqyteti i Hungarisë është vendi më i vizituar kur bëhet fjalë për Evropën në këtë periudhë kohore.
Hashtagu “#budapestchristmasmarket” është shpërndarë nga përdoruesit e këtij rrjeti social deri në 10.601 herë. Më pas ndiqet nga kryeqyteti polak dhe një qytet austriak.
1. Budapest – Hungari 10.601
Edhe
Zbulohet cili është qyteti më i mirë për të jetuar për 2026-n
2. Krakov - Poloni 1647
3. Innsbruck – Austri 1622
4. Zuerich – Zvicër 1.375
5. Kopenhagë – Danimarkë 340
Edhe
Ky është qyteti më i mirë në botë për vitin 2026
“Photobook” kreu gjithashtu një sondazh të qyteteve më të mira për të vizituar këtë Krishtlindje. Amsterdami dhe Budapesti dolën në krye. Kriteret përfshinin sa tregje dhe ngjarje të Krishtlindjeve ka në qytet, si dhe faktorë të tjerë që ndihmojnë në krijimin e atmosferës së Krishtlindjes.
Në Budapest, ka tre tregje të mëdha të krishtlindjeve, disa shesh patinazhi në natyrë e dekorime për Krishtlindje.