Autoritetet në Romë po ndërmarrin veprimet për të trajtuar përhapjen e minjve rreth Koloseumit.
Turistët kanë postuar video në rrjete sociale ku shihen brejtësit duke u endur pranë amfiteatrit antik, raporton BBC.
Shefja e kompanisë përgjegjëse për pastrim në Romë, Sabrina Alfonsi, ka thënë se ka pasur një “intervenim të jashtëzakonshëm” gjatë fundjavës nga punëtorët e pastrimit, të cilët kanë larguar mbeturinat dhe kanë vendosur kurthe.
Alfonsi ka thënë se minjtë janë afruar rreth Koloseumit shkaku i grumbujve të mbeturinave që po lënë turistët.
Ajo ka thënë po ashtu se vala e fundit e nxehtësisë ka përkeqësuar situatën.
Alfonsi insiston se situata është nën kontroll, por thotë se operacionet do të vazhdojnë edhe gjatë javës së ardhshme.
-
Minjtë përreth kontejnerëve, alarmohet për rrezikun nga sëmundje ngjitëse në Prishtinë
-
Banorët e Bregut të Diellit në hall nga minjtë
-
Nga sot Roma i vendos çmim afrimit te Shatërvani i Trevit
-
Me biletë metroje në lokalitete arkeologjike të Romës
-
KMDLNJ reagon për situatën me mbeturina: Po krijohen kushte për përhapje të epidemive