Në rajonin japonez Gion, i njohur për rrugët luksoze, shtëpitë tradicionale dhe geishat, është e ndaluar të fotografosh pa leje.
Personat që do të shkelin rregullat e reja do të ndëshkohen.
“Rregullat e reja që përfshijnë ndalesë për fotografimin e rrugëve private si dhe fotografimin me geishat dhe ndihmëset e tyre, hynë në fuqi nga 25 tetori”, njoftojnë mediet japoneze.
Autoritetet do të përdorin edhe video-mbikëqyrje, ndërsa dënimi do të jetë rreth 80 euro./atsh
Artikuj të ngjashëm
-
Gjoba deri në 200 euro për turistët që ecin rrugëve me rroba plazhi në fshatin pranë liqenit Como
-
Qyteti japonez që dëshiron ta kufizojë përdorimin e telefonave në dy orë në ditë
-
Shtetet evropiane me dënimet më të rrepta për tejkalim shpejtësie
-
Jeta e errët e natës në Japoni
-
Këmbësorëve u ndalohet përdorimi i telefonit kur kalojnë rrugën