Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Pengesat “teknike” në konferencën Mustafa–Gabriel

Konferenca e shtypit e kryeministrit të vendit Isa Mustafa me shefin diplomacisë gjermane Sigmar Gabriel u zhvillua me shumë probleme teknike për të cilat fajtori duhet kërkuar e gjetur vetëm tek organizatori i mbajtjes së kësaj konference, transmeton Koha.net.

Mungesa e përkthyesit në disa raste, humbja e zërit dhe mosdëgjimi si duhet i pyetësve dhe i përgjegjësve, krijoi situata jo të këndshme në konferencën që u vlerësua shumë e rëndësishme. Madje disa herë krijoi edhe huti te konferencëmbajtësit e dëgjuesit e saj.

Shtrohet pyetja a ishte ky dështim teknik apo moskujdes njerëzor për defektet që nuk ishin të vogla e të pavërejtura në këtë konferencë shumë të rëndësishme.