Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Pencen e bezdisë një mizë në flokë

Nënpresidenti amerikan, Mike Pence, të mërkurën mbrëma në debatin me Kamala Harris, ka pasur telashe me një mizë.

Gjatë debatit mes tyre, shkruan revista “People”, një mizë “u ul në flokët e Pences”, derisa ai debatonte me kundërkandidaten Harris.

Miza kishte qëndruar për disa minuta përreth tij.

“Miza fluturonte megjithëse duke mjaft qartë nga ekrani televiziv. Ishte në flokët e Pences”, shkruan kjo revistë.

Pence megjithatë nuk pati asnjë reagim ndaj mizës.