Edhe pse kanë kaluar më shumë se nëntë vjet që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës, Partia Demokratike e Kosovës akoma e ka të përfshirë atë në programin partiak.
PDK, e cila ka ridizajnuar uebfaqen e vet para zgjedhjeve lokale të 22 tetorit, duket se ka harruar të përditësojë edhe faqen për programin partiak.
Kjo është vënë re nga Albert Krasniqi i Institutit Demokratik të Kosovës që ka thënë se “përpos që s’e kuptoj përse shpallja e pavarësisë mbetet pikë e veçantë në programin e PDK-së, nuk arrij të kuptoj as ndërlidhjen e simbolit të dollarit me pavarësinë e Kosovës”.
Në pikën e veçantë për pavarësinë e Kosovës thuhet:
PAVARËSIA E KOSOVËS – KUSHT I DOMOSDOSHËM PËR STABILITET NË RAJON
- Për PDK-në, pavarësia e Kosovës mbetet kusht i domosdoshëm për paqen, stabilitetin në Kosovë e rajon. Pavarësia e Kosovës është zgjidhje reale dhe nuk rrezikon askënd.
- PDK i ve vetes për qellim realizimin e aspiratave të shoqërisë civile në Kosovë për pavarësinë e vendit përmes proceseve demokratike.
- PDK periudhën e bashkëqeverisjes me UNMIK-un, OSBE –në e konsideron kalimtare, gjatë së cilës periudhe procesi i pavarësisë është kristalizuar dhe realizuar në pajtim me vullnetin e qytetarëve të Kosovës.
{gallery}
-
PDK-ja e konsideron të përmbyllur kontributin e saj për zgjedhjen e presidentit
- PDK-ja rrezikon të bëhet PD-ja e Kosovës
-
Kurti uron SHBA-në në 250-vjetorin e pavarësisë, kujton mbështetjen amerikane për Shqipërinë dhe Kosovën
-
Eurodeputetët i kërkojnë 5-shes së BE-së ta njohin pavarësinë e Kosovës
-
PDK-ja nis përgatitjet për zgjedhjet e brendshme