Një nga brendet më të shtrenjta dhe më ikonike të orëve të dorës, Patek Philippe nga Zvicra, ka ekspozuar në restorantin italian Cipran në New York trashëgiminë e saj 178 vjeçare të zejtarisë bashkë me risitë dhe koleksionet e fundit të markës, në ekspozitën e titulluar "Arti i Orëve, Ekspozita e Madhe New York 2017”.
Pronarët e Patek Philippe thanë se një nga qëllimet e ekspozitës është që këto t'u prezantohen gjeneratave të reja, të cilat nuk blejnë orë, ashtu siç bënin prindërit e tyre.
Një veçori e ekspozitës në New York është dhoma historike e SHBA-ve, ku përfshihen pjesë të rëndësishme nga koleksionistët amerikanë si Henry Graves Jr, James Ward Packard, presidenti John F. Kennedy (një orë tavoline në hua nga biblioteka dhe Muzeu Presidencial JFK), Joe DiMaggio, dhe Duke Ellington.
Ekspozita do të jetë e hapur deri më datën 23 korrik.
-
50 vjet Apple, hapen dyert e muzeut të ri në Holandë
-
Dhuratat luksoze zbusin Trumpin, Zvicra fut në lojë biznesmenët për uljen e tarifave
-
Louvre hap Galerinë Apollo për herë të parë pas vjedhjes, largohen stolitë e çmuara
-
Sa kushton ora e Nagelsmannit?
-
Historia 250-vjeçare e SHBA-së nëpërmjet artit indigjen