Kur po afrohet finalja e Ligës së Kampionëve ndërmjet Liverpoolit dhe Tottenhamit kanë nisur edhe parashikimet për këtë ndeshje.
E një parashikim ka bërë edhe “Fifa19”, me heroin e ndeshjes që është Xherdan Shaqiri, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë një postim në Instagram “Champions League” sjell parashikimin e Castros, i cili edhe komenton finalen e madhe.
Liverpooli e fiton këtë përballje me golin e Shaqirit të shënuar në minutat e fundit të ndeshjes.
Përkundër që Liverpooli arrin ta fitojë këtë finale në videolojën e publikuar, skuadra e Jurgen Kloppit pritet të ketë punë të vështirë ndaj Tottenhami më 1 qershor në “Wanda Metropolitano”, aty ku skuadrat do të masin fuqitë e tyre.
Më poshtë mund ta shikoni vidolojën që e shpall Liverpoolin kampion të Ligës së Kampionëve.