Kuriozitet

Papa Françesku rezulton negativ ndaj koronavirusit

Papa Françesku ka rezultuar negativ ndaj koronavirusit, pasi ditët e fundit, pas një takimi që pati me persona të prekur me Covid-19, ai u sëmur.

Papa Françesku kishte anuluar disa takime, porse nga zyra e tij, nuk dhanë detaje për natyrën e sëmundjes së tij, transmeton Koha.net.

Siç raporton edhe Bloomberg, Papa Françesku iu nënshtrua disa testeve por që rezultoi me kollë, temperaturë të lehtë, dhimbje fyti e të dridhura, megjithëse, s’kanë të bëjnë me koronavirus.

LEXO EDHE: Papa Françesku anulon takimet pasi u sëmurë, një ditë pasi takoi të prekurit me koronavirus

Pati spekulime në media të huaja se Papa Françesku, mund të jetë prekur me koronavirus. Një zëdhënës i Papës, u deklarua për media, duke thënë se ai ka qenë pak i paqëndrueshëm, porse s’ka të bëjë me virusin COVID-19, dhe s'e ai ka rezultuar negativ.