Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Pamje spektakolare, fenomeni i rrallë në qiell ndodhi mbrëmë

Jupiteri dhe Afërdita janë “lidhur”, një pamje ku duken dy planetët duke u afruar njëri me tjetrin. Edhe pse ata janë mbi 600 milionë kilometra larg, nga Toka është dukur sikur janë jashtëzakonisht afër.

Mbrëmjen e së enjtes në botë njerëzit kanë mundur të jenë dëshmitarë të këtij fenomeni të rrallë. Ishte i dukshëm nga Kroacia meqë qielli ishte i pastër, pa re.

Ata që e humbën këtë fenomen, mundësinë tjetër për ta parë do të jetë në vitin 2039.

“Më 2 mars, Afërdita dhe Jupiteri do të shfaqen në largësinë e rreth gjysmës së gjerësisë së gishtit të madh kur mbani dorën lart. Afërdita do të jetë pak më lartë se Jupiteri”, kanë shpjeguar ekspertët.

Planetët lëvizën larg njëri-tjetrit gjatë natës.

Edhe Hëna dhe Afërdita “vallëzuan” në qiell, fenomeni ishte i dukshëm në të gjithë botën Tech Hëna dhe Afërdita “vallëzuan” në qiell, fenomeni ishte i dukshëm në të gjithë botën

{gallery}