Një pajisje kirurgjike në madhësinë e një pjate është gjetur brenda stomakut të një gruaje 18 muaj pasi pati lindje me prerje cezariane, sipas një raporti të Komisionit të Shëndetit të Zelandës së Re.
Një pajisje e përdorur për tërheqjen e stomakut, siç njihet AËR, 17 centimetra u la brenda trupit të gruas pasi lindi në spital në vitin 2020, raportoi CNN.
Gruaja vuajti me dhimbje kronike dhe disa herë shkoi në kontrolle për ta kuptuar nga i vinte dhimbja, përfshirë rëntgenin që sërish nuk ia shfaqi pajisjen brenda. Dhimbja u bë aq e madhe sa ajo shkoi edhe në emergjencë dhe aty u zbulua pajisja që kishte brenda dhe iu hoq menjëherë.
Bordi i shëndetësisë tha se një infermiere që ishte në të 20-at kishte dështuar të tregonte aftësi të përgjegjshme ndaj pacientit.
Nuk dihet se çfarë masa janë ndërmarrë ndaj ekipi mjekësor apo spitalit.
-
Ndikimi në shëndet i mjeteve plastike që përdoren në kuzhinë, a duhet të hiqen
-
Pajisja për thyerjen e gurëve në veshka jashtë përdorimit qe 9 muaj, mbi 100 pacientë në pritje
-
Fenomeni jashtëzakonisht i rrallë ndodh në Pakistan, foshnja lind me dy organe gjenitale
-
Vuajti me vjet dhimbjet, indiania zbuloi se mjekët ia harruan pincat në trup pas operimit
-
Spitali i Pejës del me sqarim, thotë se po hetohet krejt çfarë ka ndodhur me foshnjën e vdekur