Rolex i Paul Newman, e quajtur Paul Newman Rolex Daytona ka dalë në ankandin e shitjes në New York dhe ajo u shit për një çmim rekord botëror prej 17.8 milionë dollarë.
Kur ora e Paul Newman doli në ankand, çmimi fillestar ishte 1 milion dollarë, por një ofrues e rriti atë menjëherë në 10 milionë dollarë, duke shtangur të gjithë të pranishmit, transmeton koha.net.
Ishe njëra nga ankandet më intensive e parë ndonjëherë ndër koleksionistëve të orëve.
Ofertat për këtë Rolex Daytona rriteshin në masë të madhe, deri kur u vendos për t’u shitur për plotë 17.8 milionë dollarë, duke u bërë ora më e shtrenjtë e shitur ndonjëherë në të gjithë botën.
Kjo orë u shit 6 milionë dollarë më shtrenjtë se sa ora që mbante rekordin e mëparshëm të shitjes, 11 milion dollarë.
{gallery}