Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Njihuni me pulën që kushton 2500 dollarë

Lloji i pulave “Ayam Cemani” dallohet sepse ato janë të zeza si në pjesën e jashtme ashtu edhe në atë të brendshme. Puplat e tyre janë të zeza, sqepi, kthetrat, madje edhe mishi, kockat dhe të gjitha organet e brendshme janë të tilla.

I vetmi element jo i zi i këtyre shpendëve është gjaku, i cili ka ngjyrë të kuqe, siç është tek të gjithë kafshët, shpendët dhe njerëzit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Vetëm një pulë ‘Ayam Cemani’ arrin çmimin deri në 2 500 dollarë, transmeton NOA. Dana Cowin, kryeredaktorja e ‘Food & Wine’, përgjigjet se kjo pulë kushton kaq shumë, “sepse është shumë elegante, e gjitha e zezë. Puplat e saj janë të zeza. Organet e saj janë të zeza. Mishi i saj është i zi.

Kështu që është shumë e veçantë, është një pulë e një race të rrallë”.

Pula ka marrë emrin e një fshati (Cemani) në Java-n Qendrore. Për ngjyrën e zezë merita është e një tipari gjenetik i njohur si “fibromelanosis”, që është karakteristikë e ‘Chinese Silkie’, një lloj pule e zezë, tepër e çmuar në Kinë.