Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Një zemër e krijuar nga delet në Australi

Një fermer delesh i bllokuar në New South Wales i cili nuk pati mundësi të merrte pjesë në funeralin e tezes, nderoi kujtimin ndaj saj përmes një veprimi: një zemër e krijuar nga delet.

“Fatkeqësisht ajo nuk ia doli”, ka thënë Ben Jackson që humbi tezen në një betejë me kancerin, në fillim të pandemisë. “Sidomos në këtë kohë të koronavirusit, askush nuk mund të përgatitet për të dhënë lamtumirën, pa pasur mundësinë të jesh aty kur ajo vdes. Është mjaft e vështirë”.

Jacksoni ka thënë se ideja për zemrën i erdhi derisa po ushqente delet e tij, shkruan Guardian.

Për ta krijuar zemrën u deshën “tri a katër” përpjekje, tha ai. Jacksoni tregoi se filloi të krijonte forma me delet gjatë një thatësirë kur po ushqente ato nga kamioni i tij çdo ditë. Aty mësoi se mund të vizatonte forma në fushë dhe delet do të mblidheshin.

 

Artikuj të ngjashëm