Një vajzë në Tiranë është vënë nën hetim, pasi ka mbyllur me çelës në banesë të dashurin e saj.
36- vjeçarja A.N., u denoncua në polici gjatë ditës së djeshme nga i dashuri i saj S.D., 66 vjeç.
Ai tha se gjithçka ndodhi pas një debati mes tyre, çka bëri që 36- vjeçarja në formë presioni ndaj tij ta mbyllë në banesën e saj.
Për shkak se çështja është ende nën hetim nuk bëhen me dije detaje prej saj. Ndërkohë mësohet se i dyshuari kishte krijuar lidhje jashtëmartesore me A.N., dhe vazhdimisht mes tyre kishte probleme.
Për të zbuluar më shumë rreth ngjarjes materialet iu referuan Prokurorisë së Tiranës për ndjekje të mëtejshme.
Artikuj të ngjashëm
-
Theu derën e banesës së një gruaje dhe tentoi t’i vërë flakën, arrestohet i dyshuari në Pejë
-
Një grua raporton se u dhunua nga i dashuri i saj
-
Krimi në Fier: Dyshohet se vajza vrau babanë, u ndihmua nga i dashuri 55-vjeçar
-
Arrestohet në Tiranë një 30-vjeçare nga Prishtina
-
Arrestohet prishtinasi në Tiranë, vodhi me dhunë në një banesë