Një copëz tartufi i bardhë me peshë rreth 850 gramë u shit sot për 75 000 euro gjatë një ankandi, në veri të Italisë bën të ditur AFP.
Kjo shitje u mundësua me lidhje satelitore me Dubain dhe Hong Kongun dhe blerësi i pjesës më të bukur ishte një ndërmarrës nga Hong Kongu.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Situata është përmirësuar këto kohët e fundit, por është e dukshme se ky nuk do të jetë një vit i madh, nuk do të ketë tartufë të mëdhenj për shitje në ankand por do të ketë tartuf shumë të mirë”, theksoi Isabelle Gianicolo nga Qendra kombëtare e Studimeve mbi tartufin, transmeton ATSH.
“Thatësira e këtyre muajve të fundit ka ndikuar tek sasia, por jo tek cilësia”, shtoi ajo duke shtuar se çmimet e arritura gjatë shitjeve në ankande nuk janë çmime tregu, janë çmime simbolike për bamirësi.
Këtë vit, çmimet e tregut, edhe pse janë shumë larg atyre të ankandeve, kanë arritur majat me 600 euro për 100 gramë ose rreth 6 000 euro kilogrami, për shkak të thatësirës, ndërkohë që një vit më parë çmimi varionte për 3 000 - 4 000 euro kilogrami.
Qyteti i Albas, në Piemont, pret çdo vit që prej 90 vitesh dhe për rreth dy muaj një panair të madh të tartufit të bardhë gjatë të cilit zhvillohet dhe shitja në ankand.