Një person në Nigeri u përpoq të dalë në mënyrë të jashtëligjshme nga vendi i tij, duke u ngjitur në krahët e avionit pikërisht kur po niste fluturimi.
Pamja e tij mbi krahë pikërisht kur ishin duke u nisur bëri që udhëtarët të tremben e të kërkojnë të dalin menjëherë nga mjeti fluturues.
Policia e ka arrestuar të dyshuarin, por ende nuk e ka bërë të ditur arsye se pse ishte ngjitur mbi avion.
Vetëm pak javë më parë, një person në Angli që po freskohej në pishinën e oborrit të tij, pa t’i bjerë përpara syve kufoma e një klandestini që ishte futur në rrotat e një avioni, e që ishte përpjekur të futej në mënyrë të paligjshme në Angli.
Artikuj të ngjashëm
-
Pasagjeri del e ec në krahun e aeroplanit në Chicago
-
Pasagjeri del përmes derës emergjente të avionit dhe ecën mbi krahun e tij
-
Një burrë arrestohet pasi u ngjit në njërin krah të aeroplanit që po nisej nga Las Vegasi
-
Klandestini ngrin në aeroplanë, bie në oborrin e një shtëpie në Londër
-
Paraqitet me vonesë në aeroport, del në pistë e vrapon për të kapur avionin