Seul, 1 korrik – Ushtria e Koresë së Jugut tha se kishte zbuluar një objekt të paidentifikuar që fluturonte mbi Zonën e Çmilitarizuar (ZÇM), që ndodhet mes dy Koreve, transmeton atsh raportimin e agjencisë së lajmeve, DPA.
Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë koreano-jugore tha sot se ”ata ishin duke marrë masa pasi radari ushtarak kapi një objekt të paidentifikuar në qiell mbi ZÇM-në”.
Nuk ishte menjëherë e qartë nëse objekti, i zbuluar brenda zonës së ndalimit të fluturimit, ishte një avion.
”Shumë avionë u ngritën në ajër në formë kundërpërgjigjeje”, tha ushtria koreano-jugore.
Ndërkohë, pak orë më vonë, një zëdhënës i ushtrisë tha se ”kishim të bënim me një tufë zogjsh”.
Artikuj të ngjashëm
-
Koreja e Veriut thotë se një tjetër dron i Koresë së Jugut hyri në hapësirën e saj ajrore
-
Koreja e Jugut akuzon Veriun për provokim me dron
-
Përzgjedhësi i Koresë së Jugut flet për dronin
-
Dyshohet për skandalin e parë të spiunazhit në Botëror
-
Avionët e Koresë së Jugut lëshojnë gabimisht bomba në një zonë civile, 15 të plagosur