Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Një luan hyn në një shkollë të mesme në Kaliforni

Autoritetet në Kaliforni thanë se një luan u fut në një shkollë të mesme të mërkurën në mëngjes dhe u mbyll menjëherë brenda një klase nga një kujdestar.

Zyra e sherifit të qarkut San Mateo tha në një postim në Facebook se një luan u pa brenda shkollës së mesme Pescadero herët në mëngjes, shkruan Upi.

Zyra e sherifit tha se të gjithë studentët dhe stafi i shkollës ishin të sigurt dhe askush nuk u lëndua.

Departamenti i Peshqve dhe Kafshëve të Egra në Kaliforni mbërriti në vendngjarje dhe zyrtarët thanë se po punonin për një plan për ta kthyer kafshën në mënyrë të sigurt në natyrë.