Një video dramatike është publikuar në rrjetet sociale, ku një grua në Rusi bie nga pallati, nga një lartësi më shumë se 27 metra dhe më pas ngrihet dhe vijon te ecë në rrugë sikur të mos kishte ndodhur asgjë.
Sipas “Daily Mail”, ngjarja ka ndodhur në Izluchinsk të Rusisë më 22 janar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo27-vjeçarja bie nga kati i nëntë, por për fatin e saj të mirë përfundon në një grumbull bore në fund të pallatit. Më pas, banorët që panë ngjarjen njoftuan menjëherë ambulancën, përcjell A2.
Tani, ajo ndodhet e shtruar në spital, jashtë rrezikut për jetën dhe më e çuditshmja, me asnjë frakturë në trup.
Policia ka nisur një hetim mbi këtë rast edhe pse gruaja ka thënë se ndodhej e vetme në apartament në momentin e rënies.