Një hyrje në tualet ka qenë e tmerrshme për një person nga Florida pasi në guacë ai ka gjetur një Iguana.
Kurt Hilberth ka thënë se kishte shkuar në tualet për t’i pastruar dhëmbët kur kishte parë një pamje, siç thotë ai, të tmerrshme.
“Ishte aq i madh dhe nuk e kishte pasur të gjithë trupin e futur në ujë. E kishte bishtin që fishkëllente nëpër ujë”, ka thënë ai.
Banori i Hollivudit tha se kishte vendosur t’i merrte gjërat vet në dorë, duke u veshur me rroba mbrojtëse për ta hequr iguanen nga tualeti.
Sidoqoftë, sa herë që ai provonte ta hiqte nga tualeti, ajo kthehej brenda në ujë.
Tri ditë më vonë Hilberth e kuptoi që ai duhet të thërriste ekspertë që ta hiqnin atë, pasi ishte shumë afër ta hiqte.
Edhe
Një burrë nxjerr nga përdorimi tualetin, u tmerrua kur pa gjarprin në guaskë
“Isha shumë afër ta kapja atë nga këmbët. Unë e nxirrja jashtë, ai hynte brenda, uji fluturonte gjithandej dhe tualeti ishte bërë i gjithi kaos”, ka thënë ai.
Duke u bazuar në situatën ai ka folur me ekspertët të cilët e kanë hequr nga shtëpia.