Rinoqeronti i fundit mashkull i bardhë i veriut ka ngordhur në Kenia. Tashmë vetëm dy femra të llojit të tij janë gjallë në të gjithë globin. E vetmja mënyrë për të shmangur zhdukjen e tyre është përdorimi i metodës së fertilizimit in vitro.
Mashkulli i fundit rinoqeront i bardhë i veriut në botë ka ngordhur në Kenia, duke lënë pas vetëm dy femra të llojit të tij. “Ol Pejeta Conservancy”, tha se rinoqeronti, i quajtur Sudan, është shuar të hënën në mbrëmje në moshën 45-vjeçare, pasi është trajtuar për komplikacione, që lidhen me moshën, që kanë prekur muskujt e tij dhe kockat si dhe i kanë shkaktuar plagë në lëkurë.
“Gjendja e tij u përkeqësua shumë kohëve të fundit; nuk ishte në gjendje të ngrihej dhe po vuante nga dhimbje të forta”, thotë organizata që merret me trajtimin e kafshëve në zhdukje. Drejtori i saj, Richard Vigne, tha se ngordhja e rinoqerontit do të shikohet si një moment kryesor për ruajtjen e specieve në të gjithë botën.
Tashmë vetëm dy femra të llojit të tij mbetën gjallë, që kanë lidhje gjenetike me rinoqerontin Sudan. “Ol Pajeta” thekson se një kopje e materialit gjenetik të Sudan është marrë, duke mundësuar shpresë për përpjekjet e ardhshme rreth sjelljes në jetë specieve që rrezikojnë zhdukjen përmes teknikave të fertilizimit in vitro.
Rinoqeronti ka jetuar në kopshtin zologjik “Dvur Krahlove” në Republikën Çeke përpara se të transferohet në Organizatën e Përkujdesjes “Ol Pajeta” në 2009-ën. Në 2017 ka pasur një fushatë të gjerë për të mbledhur fonde për një trajtim fertiliteti pasi teknikat natyrale për të siguruar pasardhës dështuan.
-
Përpjekja e fundit e shkencëtarëve për të shpëtuar specien që ka mbetur në dy femra
-
Rinoqeronti verior në zhdukje, shkencëtarët krijojnë embrione për ta shpëtuar
-
Rinoqeronti i bardhë mund të mbijetojë
-
Qindra kafshë të egra ngordhin për shkak të thatësirave në Kenia
-
Klinika e lindjeve, viktimë e botës në kaos