Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Nga Azia në SHBA, grerëzat vrasëse trembin amerikanët

Ato duken të bukura dhe për herë të parë grerëzat gjigante aziatike janë konstatuar në Amerikën e Veriut, në Uashington.

Bëhet fjalë për një nga llojet më të mëdha, që e ka vendlindjen në Azinë jug-lindore.

Siç përshkruhen në artikullin që e transmeton euronews, ato kanë thumba të mëdhenj, që mund të shkaktojnë probleme shëndetësore. Gjithashtu ekziston frika se mund të zhdukin bletët tradicionale.

“Frika jonë më e madhe është se do të ketë një impakt tek bletarët e vegjël, të cilët mund t’i nxjerrë jashtë loje dhe të rrisë koston për bletarët e mëdhenj. Është diçka që nuk duam të ndodhë”, deklaroi Chris Looney, nga Departamenti i Agrikulturës në Uashington.

Fermerët mbështeten tek popullsia e bletëve për të polenizuar prodhimin frutor.

Ekspertët po hartojnë plane për ta asgjësuar grerëzën vrasëse të gjatë 5 cm. Disa persona kanë vdekur në Japoni pasi janë thumbuar prej tyre.

Artikuj të ngjashëm