Si duket të pasurit janë lodhur nga jahtet private e helikopterët, tani ata së shpejti mund t’i shtojnë koleksionit të tyre edhe një nëndetëse.
Nëndetësja Neyk është e gjatë afër 20 metra, ndërsa në të zë deri 20 të ftuar e arrin thellësinë deri në 500 metra, e kompletuar me një bar, librari e një kuzhinë, transmeton koha.net.
Kjo nëndetëse e stilit ‘James Bond’ ka një ‘hundën’ nga xhami që ofron pamje 270 shkallë.
Prodhuesit e saj pretendojnë se nëndetësja është “e shkathtë si një peshkaqen”, me një motor pothuajse të pa zhurmshëm, dhe se brendësia e saj mund të dizajnohet sipas nevojave specifike të secilit klient.
Neyk është një bashkëpunim në mes të ‘Ocean Submarine” dhe ‘Rolls-Royce’ ndërsa është duke u ndërtuar në Holandë e pritet të prezantohet për herë të parë në janar të 2018-ës.
-
Superjahti holandez që mund të transformohet në nëndetëse
-
Nautilus, superjahti që mund t’i kalojë katër ditë nën ujë
-
Kompania holandeze njofton për planin për ndërtimin e superjahtit që transferohet në nëndetëse
-
Not “në ajër”, pishina më luksoze në Londër është gati
-
Një nëndetëse 15 milionë dollarëshe për të vizituar “skutat” më të errëta të oqeaneve