Një nënë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka vendosur që t’i bëjë një dhuratë vajzës së saj, e cila është fanse e çmendur pas muzikës dhe këngëtarit të njohur Harry Styles.
Pamjet, siç i transmeton Shekulli, tregojnë Kemery Ball nga Kalifornia që merr dhuratën më të bukur të jetës së saj. E ëma i kishte blerë biletat për koncertin e grupit “One Direction”, ku 12-vjeçarja do të shohë yllin Harry Styles.
Kemery nuk mund ta besonte një gjë të tillë dhe shpërtheu në lot duke u rrëzuar edhe nga sedilja e makinës.
Mamaja e ka filmuar gjithë ngjarjen, e cila është komentuar disi e pabesueshme, ndërsa shumë të tjerë kanë thënë se Harry duhet të njoftohet për dashurinë që ka kjo vajzë për të.
Artikuj të ngjashëm
-
Katy Perryt s’i ndahen të papriturat, një person i ngjitet në skenë në Sidney
-
Taylor Swift befason adhuruesen me set 5000 dollarësh
-
Paris Hilton thotë se e ka të vështirë të zgjedhë dhuratat për fëmijët për festat e fundvitit
-
Adele shpërthen në lot dhe përqafon Celine Dion
-
Djali i Usherit ia vodhi telefonin babait për ta kontaktuar këngëtaren e preferuar