Një margjinë ligjore në Zvicër, lejon pothuajse të pabesueshmen: Ai i cili e ka vrarë bashkëshorten/in e tij/saj, ka të drejtë në fondet e pensionit.
Një veprim i tillë mund të realizohet pasi në nenin 540 të kodit civil zviceran janë harruar pensionet profesionale dhe shtylla e tretë: Ato nuk janë të mbuluara nga ligji i trashëgimisë dhe nuk ekziston një dispozitë e tillë. Si pasojë të kësaj, është dëshmuar për dy raste të tilla nga Zvicra Perëndimore, transmeton Albinfo.
Në vitin 2015, një burrë kishte vrarë bashkëshorten e tij. Pas korrespondencës së gjerë ligjore ai tani ka pranuar 10.000 franga nga llogaria e përfitimeve të gruas së tij, ndërsa djali i rritur i çiftit ka mbetur duarthatë.
Në të njëjtin vit, gjithashtu në Zvicrën Perëndimore, një burrë e vret bashkëshorten e tij. Ajo kishte një fond të përfitimeve prej 64.000 frangave nga shkalla 3a. Pas një procedure të gjatë, shuma iu transferua nënës së të ndjerës, pas lutjeve të autoriteteve që autori i burgosur të hiqte dorë nga ky fond.
Ky shteg ligjor ka shkaktuar reagime të shumta në mesin e politikanëve zviceranë, pasi ky fond nuk ka të dhëna të sakta nëse bëhet fjalë për një vdekje natyrore apo të dhunshme, shkruan “Tages-Anzeiger”. Me këtë rast, edhe ndonjë vrasës nga burgu mund të parashtrojë kërkesë të hollat e viktimës, pa njohurinë e fondit.
-
Zvicra diskriminuese ndaj burrave, vlerëson gjykata
-
Kosovari që vrau gruan dhe veten në Zvicër ishte liruar nga burgu pak më parë
-
Të dhunuarat gjatë luftës para “zgjidhjes së dhimbshme”
-
Po vazhdon gjykimi ndaj shqiptarit që akuzohet për vrasjen e bashkëshortes në Zvicër
- Gra të vrara: disa raste nga diaspora në Zvicër