Peshkaqeni i rrezikshëm bishtdrapër është kapur në brigjet e Vlorës. Rreth katër metra i gjatë dhe me peshë 80 kilogramë, ai u kap nga peshkatarët në afërsi të Gjirit të Vlorës në zonën e Karaburunit.
“Është një peshkaqen agresiv që rritet në 100 metra thellësi në det të hapur. Peshkaqeni ka sulmuar peshkun tonë dhe e ka kafshuar atë. Janë shtuar shumë kohët e fundit”, thotë peshkatari Sherif Durmishaj.
Një specie e tillë është e rrallë për ujërat tona. Peshkaqeni bishtdrapër rritet në thellësi prej 100 metrash në det të hapur, raporton TCH.
Peshkaqenët në brigjet shqiptare janë shtuar vitet e fundi, por kryesisht në ujërat pranë Sarandës. Dy të tillë u kapën në vitin e kaluar. Sipas peshkatarëve ata gjenden larg ujërave, ku notojnë pushuesit, ndërsa si shkak për afrimin e tyre thonë se është bërë ngrohja globale.
-
Peshkaqeni i rrezikshëm bisht-drapër kapet në Vlorë
-
Peshkaqeni dhelpër 3 metra i gjatë bie në rrjetat e peshkatarëve në Vlorë
-
Kapet një peshkaqen i rrallë në ujërat e Vlorës
-
Kapet në Durrës peshkaqeni që peshon 650 kg dhe i gjatë 6.5 metra
-
Peshkatarët e Vlorës kapin një peshkaqen të rrallë 6 m të gjatë