Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Në Serbi, rrahje masive e prindërve në një turne të fëmijëve

Në Serbi ka ndodhur një ngjarje sa e pazakontë aq edhe tmerruese. Tmerruese pasi fëmijët ishin spektatorë të një rrahjeje masive të prindërve të tyre.

“B92” raporton se në një turne futbolli të fëmijëve, të mbajtur të dielën në Novi-Sad, prindërit u rrahën mes vete.

Turneu ishte për grupmoshat nga 7 deri në 11 vjeç, ndërkohë që rrahja shpërtheu në një ndeshje të grupmoshës U-10.

Fillimisht nisën rrahjen dy prindër, më pas sipas mediave, u përfshinë edhe dhjetëra prindër të tjerë, për çka u anulua gjithë turneu.