‘Kërkuesve të emocioneve’ u është thënë të qëndrojnë larg bregut gjatë stuhisë Eunice pasi një vajzë u shpëtua nga dallgët e ftohta dhe të forta.
Vajza e re, identiteti i së cilës nuk dihet, ka rënë në det në plazhin e Towan në Newquay.
Dallgët e fuqishme filluan ta tërhiqnin zvarrë atë dhe miqtë e saj derisa përpiqeshin ta ndihmoni në det.
Por, për fat të mirë, ndihma e kalimtarëve të tjerë bëri që ata të ktheheshin shëndoshë e mirë, pa ndonjë dëm të mëtejshëm.
Nuk dihet pse grupi ishte atje, por rojet bregdetare HM në Cornwall i kishin paralajmëruar njerëzit që të mos provojnë të bëjnë selfie në plazh, derisa paralajmërimi për përkeqësim të motit veçse ishte bërë.
“Një zëdhënës tha “Derisa vëzhgimi i stuhisë mund të jetë spektakolar, përpjeka për të kapur pamjen më të mahnitshme nuk ia vlen të rrezikoni sigurinë tuaj” thanë rojet bregdetare HM në Cornwall.
Edhe
Stuhia Eunice godet Britaninë, miliona njerëzve u kërkohet të qëndrojnë në shtëpi
Ky paralajmërim erdhi pasi të rinjtë ngjiteshin në muret e detit.
Pemët e rrëzuara kanë shkaktuar probleme trafiku në të gjithë qarkun në rrugën në Quintrell Downs dhe disa rrugë tjera.
Pati gjithashtu raporte për prona me çati të dëmtuara dhe pllaka të rëna që shkaktonin probleme dhe mbi 5.800 shtëpi në Cornwall ishin pa energji elektrike.