Zjarrfikësit në Florida kanë shpëtuar një breshkë mbi 200 kilogramë e cila kishte ngecur nën një shëtitore në plazh.
Zjarrfikësit në Brevard thanë se ekuipazhi iu përgjigj një raportimit nga një qytetar për një breshkë të ngecur nën një shëtitore në Satellite Beach, shkruan Upi.
Zjarrfikësit thanë se breshka 200-kilogramëshe kishte hyrë në një vrimë të ngushtë dhe kishte nevojë vetëm për pak udhëzim dhe shtytje për t’u rikthyer sërish në hapësirë.
Shpëtuesit e breshkës mbërritën në vendngjarje dhe ndihmuan kafshën të kthehej në ujë, thanë zjarrfikësit.
Një foto e shpëtuesve dhe breshkës së liruar u postua në faqen e Satellite Beach në Facebook.
Artikuj të ngjashëm
-
Zjarrfikësit amerikanë shpëtojnë drerin që u bllokua në ujin e ngrirë
-
Burri kapet me breshkën në pantallona gjatë kontrollit në aeroport
-
Aligatori dy metra i gjatë futet në shtëpinë e amerikanes
-
Kali në SHBA u shpëtua me helikopter, ishte bllokuar në baltë
-
Zjarrfikësit amerikanë shpëtojnë kalin që u bllokua në pishinë