Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Ndahet nga bashkëshortja pasi në Google Maps e kap duke e tradhtuar

Një burrë nga Peruja është shkurorëzuar nga bashkëshortja e tij pasi zbuloi foto intime të saj me një burrë tjetër në Google Maps.

Burri ishte duke shikuar se si të arrihej me veturë deri te një urë e njohur në Lima, kryeqytetin e Perusë, kur kishte parë një figurë familjare në një prej fotografive të Google Street View.

Një burrë i panjohur kishte mbështetur kokën në prehrin e gruas së personit që po kërkonte fotografi të kësaj ure të famshme.

Ai vërejti se rrobat e gruas në fotografi ishin identike me ato që ia kishte parë veshur bashkëshortes dhe kur e pa më afër foton, e kuptoi që ishte vetë ajo, transmeton Koha.net.

Fotografitë janë shkrepur nga një veturë e Google në Puente de los Suspiros de Barranco, në Lima gjatë vitit 2013.

Burri, pesë vjet pas tradhtisë së bashkëshortes, u konfrontua me të dhe ajo e pranoi se kishte pasur aferë me një tjetër.

Edhe Gruaja e kryeministrit spanjoll në gjyq për korrupsion Botë 1 muaj më parë Gruaja e kryeministrit spanjoll në gjyq për korrupsion

Sipas mediave lokale, çifti me identitet të fshehur është shkurorëzuar.

Në Google Street View fotografojnë lokacione me kamera 360 shkallë nëpër botë.

Image

Image