Imazhe të reja nga dy teleskopë të NASA-s kanë treguar se si drita nga yje të vegjël kanë krijuar një pamje festash të fundvitit.
Grupe yjesh kanë krijuar formën e bredhit të Krishtlindjes të ndriçuar me drita dhe një tjetër të një globi bore.
Yjet janë mes 1 milion e 5 milionë vjet të vjetër dhe ndryshojnë nga madhësia.
Në një version të detajuar të imazhit shihen dritat e kaltra dhe të bardha që vijnë nga yjet e rinj, kurse bredhi shndrit në ngjyrë të gjelbër.