Kryeministri Isa Mustafa ju ka thënë ferizajasve se në Kaçanik dhe Han të Elezit këndonin: ‘Kush është më i forti? Avdullah Hoti’.
“Unë u garantoj se Avdullah Hoti është më i forti nga të gjithë kandidatët për kryeministër, lista jonë është më e mira, koalicioni ynë është më i miri. Përkrahja kaq e madhe që po na bëhet është nder i madh për ne. Ferizaj e ka kuptuar më së miri se çka është zhvillimi ekonomik dhe ky zhvillim ekonomik është arritur nga ky koalicion i mrekullueshëm”, ka thënë Mustafa.
“Të nderuar qytetarë, po bëjmë fushatë për zhvillim ekonomik, për demokratizim, sepse ne jemi sinonim i demokracisë, ndërsa askush si ne nuk mund të udhëheqë zhvillimin ekonomik”, ka shtuar më tej ai.
-
Kronika Zgjedhore/ Hoti premton edhe projekte që tashmë janë pjesë e buxhetit
-
Hoti: Tubimi në Ferizaj është ‘sondazhi’ ynë për fitore, ne s’i bartim njerëzit me autobusë
-
Hoti në Kaçanik premton rritjen e pensioneve 40%
-
Hoti: Do të luftojmë ashpër kundër korrupsionit
-
Mustafa: Hoti është burrë i fortë që u bën ballë sfidave shtetërore