Nuk është e lehtë për djemtë në një kantier ndërtimi të shikojnë një bionde të vogël aty pranë teksa vë tullat një mbi një.
Darcie Richards, 26 -vjeçare nga Old Buckenhami, Angli, thotë se nuk është gjithmonë rehat, veçanërisht kur ka “djem të zgjuar” që mendojnë se një grua nuk ka vend në një kantier ndërtimi, shkruan “The Sun”.
Disa i thonë se nuk është aq e fortë për këtë punë “mashkullore” dhe ka nga ata që guxojnë t'i thonë se “kjo punë e bën atë jo tërheqëse”.
Ish-kamerierja e pranon se ka vështirësi.
“Të jesh grua dhe të praktikosh këtë zanat është vërtet e vështirë. Nuk është lloji i punës ku mund të paraqitesh dhe të rrish gjithë ditën. Është punë e vështirë. Por të jesh grua në këtë biznes mund të jetë edhe jashtëzakonisht sfiduese”, tha ajo, duke shtuar se nuk do të dorëzohet për shkak të komenteve.
Shumë gra e telefonuan dhe i thanë se ajo ishte një frymëzim i madh për to. Kishte edhe burra që e mbështetën dhe i thanë se ishte shumë bukur të shihje një grua në kantier.
Edhe
Jofie Foster thotë se ka qejf të punojë me regjisore gra
“Për fat të mirë, pozitivja peshon më shumë se komentet e shumta negative. Kur vjen një koment i keq, është gjithmonë nga një mashkull. Kur shohin një vajzë në këtë biznes, mendojnë se është patetike ose se thjesht dua vëmendje”, ka shtuar ajo.
Në fakt, gratë përbëjnë 14 për qind të fuqisë punëtore në ndërtimtari në Britani të Madhe, raporton “The Sun”.