Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Monoliti misterioz shfaqet për herë të tretë, tani në Kaliforni

Monoliti misterioz është shfaqur për herë të tretë, tani në Kaliforni.

Ditë më parë ai ishte zbuluar në Utah dhe në qytetin rumun, Piatra Neamt, transmeton KOHA.

Unilad shkruan se tani monoliti është shfaqur në majën e malit në qytetin e vogël të Atascadero të Kalifornisë.

Ky zbulim i pazakontë vjen vetëm disa javë pasi një monolit i tillë ishte shfaqur në Utah, që më pas ishte zhdukur në po aq mënyrë misterioze siç ishte zbuluar.

Këtë herë shtylla e argjendtë është në “Pine Mountain” nga një grup ngjitësish malorë.

{gallery}