Disa pamje të cilat tregojnë se si një trajner personal ka ushtruar dhunë fizike ndaj një burri të pastrehë me të cilin e kishte zënë gruan duke e tradhtuar, kanë marrë vëmendje të madhe nëpër rrjetet sociale.
E gjitha ndodhi pasi ky person është zemëruar pasi ka gjetur gruan e tij duke e tradhtuar me një të pastrehë.
Bëhet fjalë për brazilianin Eduardo Alves, i cili shihet teksa shkon drejt një veture të parkuar dhe sheh nga xhami i përparmë partneren e tij brenda me një burrë tjetër.
I tërbuar, ai hapë derën e veturës dhe hyri brenda për ta rrahur burrin.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen Jardim Roriz në Distriktin Federal të Brazilit, në orët e para të 10 marsit.
Edhe
Gruaja e rrah brutalisht ngacmuesin seksual në Brazil [VIDEO]
Sipas gazetës Metropoles, gruaja dhe vjehrra e zotit Alves ishin larguar nga shtëpia për të ndihmuar burrin që po jetonte keq, transmeton Daily Mail.
Ato dyja raportohet se janë ndarë, por më vonë Eduardo nuk mundi të kontaktonte gruan e tij, pasi kjo e fundit nuk po përgjigjej në telefon.
Pamjet e kapura nga CCTV tregojnë se si Alves e rrah të pastrehun, i cili më pas shihet duke dalë nga automjeti. Ai e kishte ndjekur atë dhe e ka kthyer pranë veturës duke e rrahur përsëri.
Partnerja e tij më pas shihet e shtrirë në tokë jashtë veturës, e shqetësuar nga situata.
Edhe
Një grua në Rahovec rrihet nga vjehrri
Gjatë intervistimit në polici, Alves kishte thënë se ka menduar që ai person po e përdhunonte gruan e tij, mirëpo ajo u kishte thënë oficerëve se akti ishte kryer me pëlqimin e të dyja palëve.
I pastrehu u dërgua në spital me mavijosje. Mësohet se ai është duke u rikuperuar nga lëndimet që ka marrë.