Presidenti amerikan, Joe Biden, ka dalë nga intervista në MSNBC të enjten derisa ishte drejtpërdrejt.
Ai u pyet mbi vendimet e Gjykatës Supreme, trazirat e 6 janarit dhe ish-presidentin Donald Trump – por jo edhe për marrëveshjet biznesore të djalit të tij si deh për shëndetin e tij, që kanë qenë dy çështje në qendër këtë javë.
Ndërsa presidenti dhe intervistuesja po përmblidhnin intervistën duke folur për arritjet partiake të Bidenit, Bideni u çua në këmbë i shtrëngoi dorën intervistueses dhe u largua, ndërkohë që ajo ishte ende në transmetim, shkroi DailyMail.
Largimi i tij mori më shumë vëmendje se intervista.
“Mos u largoni” – po thoshte intervistuesja kur Bideni prapa saj shihet të largohet.