Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Modelja që refuzon t’i heqë vetullat sfidon të gjitha vajzat

Tendencat e fundit të vetullave janë ato me formë të trashë, por modelja Sophia Hadjipanteli, ka vendosur të mos i heqë fare dhe t’i lë natyrale.

Sipas saj, ajo që askush nuk e udhëzon një vajzë është bashkimi i vetullave, pasi sipas saj, kjo e bën një vajzë e një grua të duket më pak tërheqëse, por Sophia thotë të kundërtën, transmeton Koha.net.

“Nuk ka asgjë për t’u turpëruar, natyralja është gjithmonë më e mirë. Bashkimi i vetullave të bën mjaft tërheqëse”, ka thënë ajo.

Sophia ka mbi 60 mijë ndjekës në Instragram, dhe është studente greke.

Ajo pranon haptazi se pamja e saj nuk i pëlqen të gjithëve, por se ka thënë se nuk është fare e shqetësuar për mendimet e të tjerëve ndaj pamjes së saj.

Ajo kohëve të fundit është paraqitur si Frida Kahlo, piktorja e famshme meksikane e cila ka vdekur, e që vetullat i mbante me këtë stil.

Edhe Modelistja kërcënohet me vdekje për shkak të vetullave të trasha Showbiz Modelistja kërcënohet me vdekje për shkak të vetullave të trasha

“Pse jo të gjitha vajzat të provojnë një gjë të tillë. Si mendoni? Le ta provojmë”, ka shkruar ajo.

{gallery}